
Një aksident trafiku ka ndodhur pak minuta më parë në Vushtrri, ku një këmbësor është goditur nga një automjet.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë ekipet e Policisë së Kosovës dhe autoambulanca, të cilat po merren me rastin dhe me ofrimin e ndihmës për personin e lënduar.
Gjendja e tij shëndetësore ende nuk dihet.


