MIT: Nesër nuk do të ketë kufizime për kamionët mbi 20 tonë

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme nuk do të ketë kufizim të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.


Sipas MIT-it, bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave, nuk pritet të plotësohen kushtet e përcaktuara në vendimin e Ministrisë për zbatimin e kufizimeve të përkohshme të qarkullimit.


Ministria ka bërë të ditur se do të vazhdojë monitorimin e përditshëm të parashikimeve meteorologjike dhe, në rast se plotësohen kushtet për zbatimin e kufizimeve, qytetarët dhe operatorët ekonomikë do të njoftohen me kohë.
Kufizimet e përkohshme për automjetet e rënda lidhen me temperaturat e larta dhe synojnë mbrojtjen e infrastrukturës rrugore.

Artikuj të tjerë

Back to top button