Liverpool shpreh interesim për Mbaye, PSG ia vendos çmimin

Paris Saint-Germain ka vendosur çmimin prej 70 milionë eurosh për talentin senegalez Ibrahim Mbaye, shumë kjo që mund ta komplikojë transferimin e tij te Liverpooli.

Sipas gazetarit të RMC Sport, Fabrice Hawkins, kampioni francez kërkon 70 milionë euro për sulmuesin 18-vjeçar, ndërsa vlera e tij aktuale në treg llogaritet rreth 50 milionë euro.

Liverpooli tashmë ka arritur marrëveshje personale me Mbaye, por klubi anglez nuk është i gatshëm të paguajë shumën e kërkuar nga PSG-ja dhe po përpiqet të gjejë një zgjidhje me klubin francez.

18-vjeçari ka kontratë me kampionët e Francës deri në vitin 2028, çka i jep PSG-së një pozicion të fortë në negociatat për të ardhmen e tij.

Artikuj të tjerë

Back to top button