375 gjoba ndaj motoçiklistëve në rajonin e Pejës gjatë gushtit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 375 tiketa ndaj drejtuesve të motoçikletave në rajonin e Pejës, gjatë periudhës 1 deri më 23 gusht 2026.

Sipas Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, aksioni është zhvilluar nga Njësia e Trafikut Rajonal, stacionet policore dhe Njësia për Reagim të Shpejtë, në kuadër të planeve operative për parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në komunikacion.

Tiketa janë shqiptuar për kundërvajtje të ndryshme, përfshirë drejtimin e motoçikletës pa patentë-shofer, pa regjistrim dhe pa helmetë, transmeton TandemPress.

Nga Policia e Pejës kanë bërë të ditur se aktivitetet në terren do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me fokus në parandalimin e aksidenteve dhe respektimin e rregullave të trafikut.

Policia ka paralajmëruar se do të ketë zero tolerancë ndaj kundërvajtësve në komunikacion dhe u ka bërë thirrje drejtuesve të motoçikletave që të respektojnë rregullat dhe masat e sigurisë.

Artikuj të tjerë

Back to top button