
Një person ka vdekur në QKUK, pas aksidentit në rrugën Podujevë-Prishtinë më 24 gusht, ku ishte përfshirë një automjet dhe një këmbësor.
Nderkaq TandemPress raportoi se personi i aksidentuar tashmë viktima kishte ndërruar jetë sot në orët e paraditës në Kliniken Torakale (QKUK) në Prishtinë. Viktima u identifikua si S.B rreth moshës 70 vjeçare.
Pas aktivizimit dhe kerkimeve, Policia e Kosovës ka arritur ta identifikoj dhe më pas ta arrestoj duke e dërguar në mbajtje personin ngasësin e automjetetit, ku pasi kishte goditur këmbësorin ishte larguar nga vendi i ngjarjes.



