BallinaZgjedhjet 2025
Kush është Shaqir Kryeziu, që po kandidon për deputetë nga radhët e LDK-së?
Shaqir Kryeziu,me profesion inxhinier i bujqësisë, është njëri ndër aktivistët e hershëm të LDK-së dhe aktualisht punon në Drejtorinë e Bujqësisë në Komunën e Suharekës.
Si pjesë e kësaj drejtorie, ai është i angazhuar në mbështetje dhe zhvillim të sektorit bujqësor në këtë komunë, duke kontribuar në implementimin e politikave dhe projekteve që synojnë përmirësimin e kushteve për fermerët dhe zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë.
Angazhimi i tij në LDK tregon përkushtimin e tij në shërbim të komunitetit dhe në zhvillimin e politikave që kanë ndikim pozitiv në jetën e qytetarëve të Suharekës.
Këto zgjedhje, Kryeziu, garon për deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e LDK-së dhe bartë numrin 89✅