
Komuna e Podujevës pritet të blejë një autoambulancë për nevojat e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Podujevë. Kjo u bë e ditur nëpërmjet publikimit të njoftimit për kontratë “Blerja e autoambulancës për nevojat e QKMF”, më 25.08.2026, në platformën elektronike për prokurimin publik në vend “E-prokurimi”.
Komuna e Podujevës për këtë ka parashikuar kontratë në vlerë 40 mijë euro. Kontrata me operatorin fitues do të ketë një kohëzgjatje prej 90 ditësh prej dhënies së kontratës.
Kjo autoambulancë do të blihet përmes procedurës së hapur ndërsa kriter për dhënien e kontratës është çmimi më i ulët.
Është paraparë të blihet Autoambulance sanitare (autoveturapickup për nevojat e kujdesit shtëpiak), EKG, Aspirator medicinal, Defibrilator profesional, Bombolë për shuarjen e zjarrit (me pluhur ABC), dhe me qantë emergjente standarde.
Afati i fundit për pranimin e ofertave do të jetë deri më 14 shtator 2026.



