Kosovarit i vidhet vetura në Gjermani, kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen dhe sinjalizimin me targë OD AG 91

Një kosovari i është vjedhur vetura Mercedes S63 AMG gjatë natës mes 25 dhe 26 gushtit në Hamburg të Gjermanisë

Sipas njoftimit të publikuar nga pronari, vetura ishte e parkuar para hyrjes së shtëpisë në rrugën Pappelweg 24, ndërsa dyshohet se është marrë në intervalin kohor ndërmjet orës 01:00 dhe 06:00 të mëngjesit.

Bëhet fjalë për një Mercedes S63 AMG me ngjyrë të zezë dhe targa gjermane OD AG 91.Pronari ka kërkuar ndihmën e qytetarëve, veçanërisht të personave që mund të kenë parë lëvizje të dyshimta, persona apo automjete në atë zonë gjatë natës kur ka ndodhur vjedhja.

Ai u ka bërë thirrje edhe banorëve të zonës që të kontrollojnë kamerat e sigurisë apo kamerat e automjeteve, pasi pamjet mund të ndihmojnë në identifikimin e autorëve ose në gjetjen e veturës.Për çdo informacion që mund të ndihmojë në rast, qytetarëve u është kërkuar të kontaktojnë Policinë lokale.

Artikuj të tjerë

Back to top button