Vdekja e Laurent Krasniqit, arrestohet shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin

Kameramani dhe influenceri i njohur, Laurent Krasniqi ka vdekur mbrëmë tragjikisht në një aksident trafiku.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Llukar, ndërsa Krasniqi nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka vdekur në Emergjencën e QKUK-së

Policia në raportin ditor ka njoftuar se tashmë i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Fsh. Llukar, Prishtinë 02.09.2026 – 20:17. Ka ndodhur një aksident trafiku në mes një veture dhe një motoçiklete. Motoçiklisti ka pësuar lëndime të rënda, është dërguar në Emergjencë në QKUK, mjeku ka konstatuar se ai ka humbur jetën. Me vendim të prokurorit, turpi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Artikuj të tjerë

Back to top button