
Mesfushori Fabian Ruiz ka folur për mundësinë që ai të fitojë sivjet Topin e Artë.
Ruizi arriti që sezonin e shkuar të fitojë edhe Ligën e Kampionëve me Paris Saint-Germainin, edhe Kupën e Botës me Spanjën.
“Është triumf për çdo futbollist. Pse jo këtë vit? Ëndërroj të afrohem sa më shumë që të jetë e mundur ngritjes së atij trofeu”, tha Ruizi.
“Kam qenë mjaft me fat të fitoj shumë trofe ekipore, por shumë pak individualë. Do të ishte një nder!”



