“Liria ka Emër” nesër me aktivitet para EULEX-it

Organizata “Liria ka Emër” ka njoftuar se të martën, do të zhvillojë një aktivitet simbolik dhe demokratik para objektit të EULEX-it në Prishtinë, ku ndodhet edhe Zyra e Dhomave të Specializuara.

Sipas njoftimit për media, aktiviteti do të nisë në ora 11:00 dhe do të zhvillohet para hyrjes së objektit.

Gjatë aktivitetit do të shpaloset një mesazh, ndërsa do të mbahet edhe një fjalim nga organizatorët.

“Aktiviteti do të zgjasë përafërsisht 30 minuta dhe do të jetë i hapur për mbulim medial”, thotë organizata.

Artikuj të tjerë

Back to top button