Tentativë vjedhje në një qendër tregtare në Shirokë të Suharekës, i riu tenton të marrë para nga arka kapet nga sigurimi i qendrës

Një tentativë vjedhjeje është raportuar sot në një qendër tregtare në Shirokë të Suharekës.

Sipas burimeve të konfirmuara, rasti ka ndodhur rreth orës 12:30, kur një person rreth të 20-tave dyshohet se ka tentuar të marrë para nga arka e marketit brenda qendrës tregtare

Në atë moment ka reaguar sigurimi i qendrës, i cili e ka ndaluar personin.Më pas në vendin e ngjarjes ka intervenuar Policia e Kosovës në Suharekë.

Sipas burimeve dhe detajeve të reja, thuhet se i riu ka probleme të shëndetit mendor, për çka është kontaktuar edhe prindi i tij.Për momentin nuk dihet nëse ndaj tij është iniciuar ndonjë procedurë, nderkaq Policia e Kosovës nuk ka treguar detaje tjera lidhur me rastin.

Artikuj të tjerë

Back to top button