Rrjedhje uji në rrugën “Rexhep Luci”, ndërhyrja vështirësohet nga betoni “KRU “Prishtina jep detaje

Një rrjedhje uji është paraqitur në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë, ndërsa KRU “Prishtina” ka nisur punimet për sanimin e defektit.

Sipas njoftimit të kompanisë, valvula është mbyllur mbrëmë për të ndaluar rrjedhjen, ndërsa sot ekipet janë duke punuar për rregullimin e problemit.

KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se ndërhyrja është e vështirë, pasi rrjedhja ndodhet në pjesën e betonuar të rrugës.

“Sot po punohet për sanimin e defektit, mirëpo ndërhyrja është mjaft e vështirë për shkak se rrjedhja ndodhet në pjesën e betonuar të rrugës. Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve për vështirësitë dhe kohën e nevojshme deri në përfundimin e punimeve”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.

Artikuj të tjerë

Back to top button