
KEDS ka njoftuar për një numër të madh ndërprerjesh të planifikuara të energjisë elektrike për të hënën, 14 shtator, për shkak të punimeve në rrjet, mirëmbajtjes preventive dhe projekteve investive
Ndërprerjet në disa zona do të zgjasin deri në tetë orë.
Në zonën e Prishtinës, nga ora 10:00 deri në 15:30 pa energji do të mbesin Keqekolla, Prapashtica, Hajkobilla, Dabishevci dhe Mutivoda. KEDS ka njoftuar se do të bëhet pastrimi i trasesë dhe eliminimi i defekteve të evidentuara gjatë inspektimit me dron.Ndërprerje më e gjerë është paralajmëruar në Fushë Kosovë nga ora 09:00 deri në 14:00. Preken pjesë të rrugës “Nënë Tereza”, rruga e Pejës, Vragolia, Miradia e Ulët dhe e Epërme, Batusa, Henci, Mesbardhi, Bardhi i Vogël dhe i Madh, Sllatina e Vogël, Bresja, Lismiri, Dardhishta, Kuzmini, Uglarja, Pomozotini dhe një numër i madh biznesesh e institucionesh.
Në këtë zonë pa energji do të mbesin edhe FSK-ja, Zona Industriale e Vragolisë, Hekurudhat e Kosovës dhe biznese të shumta përgjatë rrugës Vragoli–Sllatinë. Arsyeja është energjizimi i kabllove të reja për trafofushën numër katër.
Nga ora 09:00 deri në 15:00 ndërprerje do të ketë edhe në zonën e Besisë, Prugovcit, Lupçit të Poshtëm, Vranidollit, Tenezhdollit, Barilevës, Lebanës, Rimanishtës dhe zonave përreth. Në listë është edhe Kazerma e FSK-së në Vranidoll.
Punimet lidhen me zhvendosjen e rrjetit 35 kV.Në Klinë, nga ora 09:00 deri në 17:00, pa energji do të mbesin Dollci, Gremniku, Kpuzi, Perlina, Përqeva, Qeskova, Qupeva, Rastoka pjesërisht, Sferka, Sferka e Gashit dhe Volljaka. Këtu do të bëhet demontimi i shtyllave ekzistuese.Edhe disa zona të Prizrenit do të përballen me ndërprerje. Nga ora 10:00 deri në 15:30 preken Shpenadia, Caparci, Novaka, Velezha, Sërbica e Epërme, Smaqi, Malësia e Re dhe Trepetica.
Nga ora 09:00 deri në 17:00 pa rrymë do të mbesin Bregu i Drinit, Dedaj, Kabashi i Hasit, një pjesë e Krajkut, Kushnini, Lubizhda e Hasit, një pjesë e Lukinajt dhe Romaja.Në qytetin e Prizrenit, nga ora 10:00 deri në 16:00, ndërprerja do të përfshijë rrugët Kaçaniku, De Rada, Ibrahim Lutfiu, Joni dhe Tirana.Në Shtime, nga ora 10:00 deri në 14:30, preket objekti pranë Shtëpisë së Kulturës dhe rruga “Komandant Kumanova”.Në Magure dhe disa fshatra përreth janë planifikuar ndërprerje njëorëshe në periudha të ndryshme nga ora 10:00 deri në 14:00, për shkak të testimit të mbrojtjes rele. Preken ndër të tjera Magura, Medveci, Dobraja, Rrezja, Blinaja, Qylaga, Poturovci, Torina dhe Gllanica.Në Ferizaj, nga ora 10:00 deri në 15:30, pa energji do të mbesin pjesë të Gaçkës, Burrniku, Izhanci dhe Kashtanjeva.Një tjetër ndërprerje në Ferizaj është planifikuar nga ora 13:30 deri në 14:30 në Lagjen e Re, rrugën Mustafë Grainca dhe zonën V. Gërvalla.
Në Gjakovë, nga ora 10:00 deri në 15:30, ndërprerja do të përfshijë Bardhaniqin, Baren e Madhe, Becin, Bërdosanën, Cermjanin, Doblibaren, Gërgocin, Jabllanicën, Kodralinë, Krlanin, Meqen, Netiqin, Rashkocin, Vraniqin, Zhabelin dhe Zhdrellën.
Në zonën e Kllokotit, nga ora 09:00 deri në 12:00, preken pjesë të Skifterajt, Budrikës dhe Remnikut.KEDS ka bërë të ditur se punimet lidhen kryesisht me sigurinë e sistemit, pastrimin e trasesë, eliminimin e defekteve të konstatuara nga inspektimet me dron, testimin e pajisjeve dhe investimet në rrjet.



