Detaje të reja nga tregjedia në Zajm të Klinës: Personi që humbi jetën në lumin Bistricë është shtetas i huaj, në momentin e ngjarjes ishte duke peshkuar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e së martës në fshatin Zajm, ku një person ka humbur jetën në lumin Bistricë.

Viktima është shtetas i Austrisë dhe dyshohet se ishte duke peshkuar në momentin e ngjarjes.

Ngjarja ka alarmuar ekipet emergjente, të cilat kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa autoritetet kanë nisur veprimet për të sqaruar rrethanat e rastit.

Ende nuk dihen detaje të tjera, lidhur me mënyrën se si ka ndodhur ngjarja dhe shkaqet që kanë çuar deri te humbja e jetës.

Artikuj të tjerë

Back to top button