Greva e punëtorëve të Infrakos, nesër ndërpritet qarkullimi i trenave

Qarkullimi i trenave në Kosovë pritet të pësojë ndërprerje të hënën, më 9 nëntor, si pasojë e grevës së paralajmëruar nga organizatat sindikale të Infrakos.

Ndërmarrja Publike Trainkos ka njoftuar se treni me numër 4201, i cili niset nga Prishtina në orën 07:50, do ta ndërpresë qarkullimin në Fushë Kosovë.

Kjo pasi Infrakos, menaxheri i infrastrukturës hekurudhore, pritet të ndalojë ofrimin e shërbimeve në orën 08:00.

Sipas njoftimit të Trainkos-it, pas këtij treni, të gjithë trenat e tjerë do të ndalojnë qarkullimin deri në normalizimin e situatës dhe rikthimin e shërbimeve infrastrukturore.

Trainkos ka kërkuar mirëkuptimin e udhëtarëve, duke theksuar se situata është jashtë mundësive të saj operative, ndërsa ka bërë të ditur se për çdo ndryshim të ri do të njoftojë me kohë

Artikuj të tjerë

Back to top button