Tragjedi në Mitrovicën e Jugut: Gjendet pa shenja jete një person, familjarët dëgjuan zhurmë pak para rastit tragjik, rasti po hetohet nga policia

Një tragjedi e rëndë u regjistrua në Mitrovicën e Jugut një person mashkull 66-vjeçar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.

Rasti është raportuar më 15 shtator, rreth orës pak para mengjesit rreth orës 05:00 në rrugën “Ali Zeneli”. Bashkëshortja e viktimës, Xh.B, ka deklaruar në polici se derisa ishte duke fjetur kishte dëgjuar një zhurmë.

Kur është zgjuar, ajo ka parë se bashkëshorti i saj ishte rrezuar pa shenja jete në tokë.

Menjëherë janë njoftuar ekipet përkatëse, të cilat kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Me rekomandim të prokurorit rasti është trajtuar si “vdekje e dyshimtë” dhe po hetohet nga Policia.

Artikuj të tjerë

Back to top button