Dogana zbulon 15 telefona të padeklaruar, në bagazhin e një udhëtari në aeroport

Dogana e Kosovës, gjatë kontrolleve selektive të udhëtarëve që kalojnë në kanalin e gjelbër në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, ka zbuluar mall të padeklaruar në bagazhin e një udhëtari.

Gjatë procesit të kontrollit, zyrtari doganor, përmes vëzhgimit të bagazhit me anë të skanerit, ka vërejtur dyshime lidhur me përmbajtjen e çantës së udhëtarit. Pas kontrollit fizik, në bagazh janë gjetur 15 telefona të përdorur, të cilët nuk ishin deklaruar tek autoritetet doganore.

Vlera e përafërt e mallit të zbuluar është rreth 5,200 euro.

Lidhur me rastin, ndaj udhëtarit është iniciuar procedurë kundërvajtëse doganore për mosdeklarim të mallit, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e kontrabandës, forcimin e kontrolleve doganore, mbrojtjen e kufijve dhe ruajtjen e interesave financiare dhe ekonomike të Republikës së Kosovës.

Artikuj të tjerë

Back to top button