Vazhdon protesta para Qeverisë, përdoren dhe mjete piroteknike

Protesta para Qeverisë së Kosovës është duke vazhduar. E situata herë pas here paraqitet e tensionuar pasi që disa nga protestuesit kanë tentuar të thyejnë kordonin policor derisa janë hedhur edhe mjete piroteknike.

Protestuesit janë afruar drejt pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, duke tentuar ta kalojnë kordonin e policisë të vendosur para objektit të Qeverisë.

Protestuesit po qëndrojnë në shesh dhe në vazhdimësi po dëgjohen thirrjet “UÇK, UÇK”. E përveç thirrjeve tashmë po vazhdon dhe hedhja e mjeteve piroteknike

Artikuj të tjerë

Back to top button