
Një 22-vjeçar humbi jetën pas një aksidenti me motoçikletë me katër rrota, të premten pasdite në fshatin Gjonaj të Prizrenit.
Zëdhënësi i policisë rajonale të Prizrenit, Shaqir Bytyqi bëri të ditur se rasti është raportuar rreth orës 15:00, kur i riu, derisa ishte duke drejtuar mjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka rënë nga një lartësi.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka gjetur 22-vjeçarin të shtrirë në rrëzë të malit, ndërsa pranë tij është gjetur edhe motoçikleta e dëmtuar.
Ekipi i Emergjencës, pas ekzaminimit mjekësor, ka konstatuar vdekjen e viktimës, i identifikuar me inicialet A.H.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërsa rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.



