Mitrovicë e Veriut: Një person godet me veturë këmbësoren dhe largohet nga vendi ngjarjes

Një grua ka pësuar lëndime të lehta pasi është goditur nga një veturë në rrugën “8 Maji” në Mitrovicë të Veriut.

Rasti ka ndodhur më 17 shtator, rreth orës 11:10. Sipas Policisë së Kosovës, një person dyshohet se derisa ishte duke drejtuar automjetin ka goditur këmbësoren dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa pas marrjes së trajtimit është liruar.

I dyshuari është intervistuar nga policia dhe, pas konsultimit me prokurorin, është liruar në procedurë të rregullt.

Artikuj të tjerë

Back to top button