
Një person është gjetur i vdekur në lagjen ‘Bregu i Diellit’ në Prishtinë.
Zëdhënësi i policisë për Prishtinës, Enis Pllana, tha se rreth orës 08:00 autoritetet kanë pranuar informatën për një person pa shenja jete në rrugën “Enver Maloku” në Prishtinë.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Ndërkohë, Policia në koordinim me Prokurorin e Shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.



