Për shkak të protestave në Prishtinë, transporti publik njofton se do të ketë vonesa dhe pengesa për menaxhimin e qarkullimit

Drejtoria e Mobilitetit në Prishtinë ka njoftuar se protesta që po zhvillohet në kryeqytet dhe masat e përkohshme për menaxhimin e qarkullimit kanë shkaktuar vonesa dhe pengesa në transportin publik.

Drejtoria e Mobilitetit ka kërkuar mirëkuptim dhe durim nga qytetarët deri në normalizimin e situatës.

Sipas njoftimit, linjat që kalojnë në pjesët e prekura mund të mos realizohen sipas orarit të rregullt, duke shkaktuar vonesa në qarkullim.

“Ekipet e saj po e përcjellin situatën nga afër dhe, sipas mundësive, do të ndërmarrin masat e nevojshme për të siguruar vazhdimësinë e shërbimit të transportit publik”, thuhet në reagim.

Artikuj të tjerë

Back to top button