
Moti gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell dhe pjesërisht i vranët.
Vranësirat vende-vende pritet të sjellin edhe riga lokale shiu.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 24 deri në 28 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtime të ndryshme, me intensitet të lehtë deri mesatar.



