
Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës, Gëzim Berisha, është arrestuar të shtunën e kaluar nën dyshimin për dhunë në familje.
Avokati i Berishës, Qëndrim Arifaj, ka thënë se çifti është në proces divorci dhe se klienti i tij nuk ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, siç është raportuar në media.
Arifaj ka hedhur poshtë edhe pretendimet se klienti i tij e ka kërcënuar bashkëshorten duke i thënë se do t’i ndodhë e njëjta gjë si Arlinda Zekajt.
Avokati ka zbuluar detaje, dhe tregon se çifti ka pasur probleme në marrëdhëniet familjare, por mohon kategorikisht raportimet në media që lidhen me dhunë ose kanosje.


