Me kërkesë të SPAK, arrestohet Vlora Hyseni në pikën kufitare të Vërmicës

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me kërkesë të SPAK, caktoi masën “arrest në shtëpi” ndaj drejtores së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni.

Ajo po ashtu u pezullua nga detyra.

E, pak çaste më parë, Hyseni edhe u arrestua, në pikëkalimin kufitar në Vërmicë.

Masa vjen në kuadër të hetimeve për dosjen e AKSHI-t, ndërsa kontrolle janë zhvilluar edhe në banesa të personave të tjerë të përfshirë në hetim, mes tyre ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda.

Vlora Hyseni, në të kaluarën, kishte qenë pjesë e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, në pozitën e zëvendësdrejtoreshës së institucionit.

Ajo ishte shkarkuar më 30 qershor të vitit 2021, në atë kohë nga ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.

Artikuj të tjerë

Back to top button