Protesta “Jo në emrin tim” vazhdon për të shtatën natë në Prishtinë

Protesta “Jo në emrin tim” po vazhdon sonte për të shtatën natë me radhë në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Tubimi ka nisur në orët e mbrëmjes, ndërsa organizatorët kanë bërë të ditur se protesta do të vijojë me kërkesat e tyre për drejtësi dhe në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në mesin e folësve të kësaj mbrëmjeje janë tenori dhe veterani i luftës çlirimtare, Ramë Lahaj, si dhe gazetarja Kaltrina Mikushnica.

Pjesë e programit do të jenë edhe organizatori i protestës, Çlirim Haziri, studenti Endi Tahiri, artisti Isah Mustafa dhe nxënësi Gentian Selimi.

Protesta “Jo në emrin tim” është zhvilluar për disa net radhazi në kryeqytet, me pjesëmarrësit që shprehin qëndrimet e tyre lidhur me proceset gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Artikuj të tjerë

Back to top button