Diell dhe vranësira, temperaturat deri në 20°C

Të martën, vendi do të karakterizohet nga mot kryesisht me diell, por nuk do të mungojnë as vranësirat e shpërndara.

Sipas parashikimit të motit, vranësirat në disa zona mund të shoqërohen me reshje të dobëta shiu.

IHMK ka njoftuar se temperaturat minimale pritet të lëvizin nga 6 deri në 10°C, ndërsa temperaturat maksimale do të arrijnë nga 17 deri në 20°C.

Gjatë ditës do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri në 5 m/s.

Artikuj të tjerë

Back to top button