Vetura përplas një fëmijë në Vitomiricë të Pejës, dërgohet në spital

Një fëmijë ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mes një veture dhe një këmbësori në fshatin Vitomiricë të Pejës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot, rreth orës 12:00, policia është njoftuar për një aksident trafiku, i cili ka ndodhur në fshatin Vitomiricë-Pejë
Në këtë aksident kanë qenë të përfshira një veturë dhe një këmbësor (fëmijë). Si pasojë e aksidentit, fëmija ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Njësitet kompetente policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, ka deklaruar Rugova.

Artikuj të tjerë

Back to top button