
Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash te Baja e Dobërqanit në Gjilan.
Bëhet fjalë për një vetaksident, ku drejtuesi i automjetit dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Sipas informacioneve, si pasojë e aksidentit, shoferi ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor.



