
Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, me datën 25.09.2026, rreth orës 21:00, në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë, kanë realizuar operacionin policor të koduar “Errësira”, i cili ka rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar, shtetas të Republikës së Shqipërisë.
Gjatë kontrollit të veturës së personave të dyshuar e cila posedonte targa të Shqipërisë, në bagazhin e saj janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale rreth katër (4) kg, substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, vlera e së cilës sipas tregut arrin rreth dhjetë mijë (10.000) euro.
Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar narkotikët në sasi prej rreth katër kilogramëve, vetura e përdorur në rast nga të dyshuarit dhe para të gatshme prej njëzet e dy mijë e treqind (22.300) lekë te reja
Me përfundimin e operacionit në teren, personat e arrestuar dhe provat e sekuestruara janë proceduar për veprime të mëtejshme hetimore në koordinim me prokurorin e shtetit, me urdhër të të cilit personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje për 48 orë, mbi dyshimin e bazuar për përfshirje në veprën penale, “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve substancave, psikotrope dhe analoge” – Neni 267 .


