Kurti takon ambasadorin britanik, në fokus finalizimi i formimit të institucioneve

Kryeministri Albin Kurti ka takuar sot ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves.

Në njoftimin e kryeministrisë thuhet se ai pranoi urime nga ambasadori për Qeverinë dhe mandatin e ri, dhe se u shpreh gatishmëri nga të dyja palët “për të vazhduar bashkëpunimin e mirë për të avancuar dhe thelluar marrëdhëniet e ndërsjella që Kosova dhe Mbretëria e Bashkuar kanë ndërtuar me vite”.

“Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit politike, me theks të veçantë përmbylljen e procesit të formimit të institucioneve”, thuhet në komunikatën e kryeministrisë.

“Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar për forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve me Mbretërinë e Bashkuar dhe do të punojë drejt zgjerimit dhe thellimit të partneritetit strategjik ndërmjet dy vendeve me synim që të zgjerojë bashkëpunimin në fushën e tregtisë, investimeve, teknologjisë dhe sportit; në kuadër të përgatitjeve për Lojërat Mesdhetare”, përfundon njoftimi i kryeministrisë.

Artikuj të tjerë

Back to top button