Në mes të nëntorit, QKMF-ja “Rexhep Kuçi” në Suharekë pa ngrohje pacientët përballen me të ftohtin

Qytetarët kanë adresuar shqetësimet e tyre në redaksinë e TandemPress, duke raportuar se Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Rexhep Kuçi” në Suharekë po përballet me mungesë të ngrohjes, ndonëse tashmë jemi në mesin e muajit nëntor dhe temperaturat kanë filluar të bien, shkruan TandemPress.

Sipas ankesave të pranuara në redaksi, mungesa e ngrohjes po shkakton shqetësime për pacientët që marrin shërbime shëndetësore në këtë institucion, por edhe për stafin shëndetësor që punon aty.

Qytetarët kërkojnë nga institucionet përgjegjëse që të intervenojnë sa më parë dhe të sigurojnë kushtet e nevojshme për funksionimin normal të qendrës shëndetësore.

TandemPress do të kërkojë sqarim nga Komuna e Suharekës dhe drejtuesit e QKMF-së lidhur me arsyet e mungesës së ngrohjes dhe kohën kur pritet të zgjidhet ky problem./TandemPress/

Artikuj të tjerë

Back to top button