
Policia e Kosovës ka organizuar të premten një aktivitet vetëdijësues në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, me rastin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Dhunës.
“Me datën 02 Tetor 2026 me rastin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Dhunës, Policia e Kosovës në partneritet me organizatën Terre Des Homme, ka organizuar një aktivitet vetëdijësues në Sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Sipas Policisë, qëllimi i këtij aktiviteti ka qenë promovimi i parimeve globale të paqes, tolerancës dhe respektit të ndërsjellë.
“Qëllimi i këtij aktiviteti ka qenë promovimi i parimeve globale të paqes, tolerancës dhe respektit të ndërsjellë, po ashtu edhe vetëdijësimi i qytetarëve për format e dhunës, parandalimin si dhe për raportimin e saj”, thuhet në njoftim.
Policia ka bërë të ditur se gjatë aktivitetit qytetarëve u janë shpërndarë broshura dhe fletushka.
“Gjatë këtij aktiviteti qytetarëve u janë shpërndarë broshura dhe fletushka si dhe janë vendosur silueta me mesazhe kundër dhunës dhe diskriminimit ndaj fëmijëve”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.


