
Një 19-vjeçar është gjetur pa shenja jete në fshatin Nikaj të Kaçanikut, gjatë ditës së sotme.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore të Kaçanikut, hetuesit rajonalë, forenzika dhe ekipi mjekësor i QKMF-së në Kaçanik, të cilët kanë konstatuar vdekjen.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili bëri të ditur se policia është njoftuar rreth orës 13:30 nga familjarët e viktimës.
Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes dhe trupit, nuk janë evidentuar elemente të dyshimit për përfshirje të personave të tjerë. Sipas të dhënave fillestare, viktima dyshohet se ka kryer vetëvrasje”, ka thënë Veseli.



