
Kosova sot do ta zhvillojë ndeshjen më të rëndësishme të kësaj kampanje të NATIONS League.
Me fillim nga ora 18:00, në “Fadil Vokrri”, “Dardanët” përballë do ta kenë Austrinë.
Fitorja e skuadrës së Franco Fodas, do të jetë e domosdoshme për të ecur përpara në rrugëtimin drejt Ligës A.
Të dielen e kaluar, Kosova u mposht në Vjenë me rezultat 3:1, derisa të enjten luajti 0:0 me Izraelin.
Në tri ndeshjet e para, “Dardanët” i kanë 4 pikë të grumbulluara, dhe gjenden në vendin e 2-të në tabelë të grupit G, e austriakët i prin këtij grupi me 7 pikë.
Sulmuesi i Kosovës Vedat Muriqi, ka deklaruar dje për Klan Kosovën se është i gatshëm për përballjen e sotme.



