Aksident në rrugën Shtime-Lipjan, dy të lënduar

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që kanë ndodhur mbrëmë në rrugën Shtime -Lipjan, konkretisht në fshatin Gjyrkovc.

Lajmin e ka konfirmuar Kanun Veseli.

Veseli tha se në aksident ishin të involvuara.

“Ka ndodhur një aksident trafiku, në të cilin ishin të involvuara dy automjete me targa vendore, të drejtuara nga ngasës vendorë. Deri te aksidenti kishte ardhur si pasojë e veprimit të pasigurt gjatë lëvizjes, me ç’rast, përveç shkaktimit të dëmeve materiale në automjete, dy persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe të njëjtëve u është ofruar tretman mjekësor. Rasti i është referuar gjykatës për procedim të mëtejshëm”, tha Veseli

Artikuj të tjerë

Back to top button