
Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një veturë dhe një këmbësor.
Si pasojë e aksidentit, këmbësori ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar për trajtim në QKUK.
Lajmin e ka konfirmuar zyrtarja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“sot rreth orës 10:20, kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet dhe një këmbësor”, ka thënë Ahmeti .
Ajo ka bërë të ditur se si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore.
“I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë ajo.
Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal



