Ngjarje e rëndë në Lipjan: 4 vjeçarin e zë porta metalike e oborrit, vdes në QKUK pasi nuk u mbijetoj plagëve

Një ngjarje e rëndë me pasoja fatale ka ndodhur pasditen e 4 tetorit në fshatin Shalë të Lipjanit, ku një fëmijë 4-vjeçar ka humbur jetën pasi mbi të është rrëzuar porta metalike e oborrit.

Rasti ka ndodhur rreth orës 17:45, kur fëmija kishte tentuar ta hapte portën e oborrit, kur ajo, për arsye që ende nuk janë sqaruar, ka dalë nga vendi i dhe ë ka përplasur viktimen.

Si pasojë, i mituri ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Familjarët e kanë dërguar fillimisht për trajtim në Emergjencën e Drenasit, ndërsa më pas është transferuar në QKUK në Prishtinë.

Pavarësisht përpjekjeve mjekësore, fëmija ka ndërruar jetë rreth orës 21:00.

Artikuj të tjerë

Back to top button