
Zyrtari i LDK-së, Muhamet Hamiti, ka kritikuar partinë në pushtet.
Ai ka bërë me dije se prej ardhjes së VV-së në pushtet Kosova i ka punët keq.
Në profilin e tij në Facebook, Hamiti ka treguar për dëmet që ia ka sjell Kosovës pushteti i Albin Kurtit.
“Prej ardhjes së Vetëvendosjes në pushtet më 2021, me premtime për ndryshim, Kosova i ka punët më keq brenda, por edhe në marrëdhënie me botën. Kosova ishte nën sanksione të ashpra financiare të BE-së – për herë të parë në historinë e vet – nga mesi i vitit 2023 deri në fillim të vitit 2026. Na u pezulluan qindra milionë euro për projekte jetike për qytetarët e vendit. SHBA-të e pezulluan Dialogun Strategjik me Kosovën në shtator të vitit 2025 për shkak të politikave të Qeverisë së Vetëvendosjes. Kur dukej gati punë e kryer, Kosova nuk ia doli të anëtarësohej në Këshillin e Evropës para dy vjetësh. Ka kohë që për njohje të reja të Kosovës as që flet kush”, ka shkruar ai.



