Një person humb jetën pasi u zu nga lifti gjatë punës në një objekt banimi në Istog

Një person raportohet se ka humbur jetën paraditen e sotme në fshatin Dubravë të Istogut, pasi dyshohet se është zënë nga lifti gjatë kohës që po punonte në një objekt banimi.
Sipas burimeve, personi është dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Istog pa shenja jete.

Për sqarim të mëtutjeshëm pritet që Policia e Kosovës të prononcohet lidhur me rastin.

Artikuj të tjerë

Back to top button