Policia në Ferizaj parandaloi një tragjedi, si u shpëtua 17 vjecarja e cila u gjet te nën-kalimi në Ferizaj?

Një 17-vjeçare dyshohet se tentoi t’i japë fund jetës duke u hedhur nga nënkalimi në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj, por falë reagimit të shpejtë të Policisë, rasti u parandalua.

Ngjarja është raportuar më 27 tetor 2026, rreth orës 10:15, kur zyrtarët policorë të Stacionit Policor në Ferizaj kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Sipas njoftimit të Policisë, zyrtarët kanë arritur ta parandalojnë veprimin dhe ta largojnë të miturën nga vendi i rrezikut.

Pas ndërhyrjes, 17-vjeçarja është shoqëruar nga policia në Emergjencën e Ferizajt, ku ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Për rastin është njoftuar edhe Sektori Rajonal i Hetimeve, i cili ka nisur veprimet e mëtejshme hetimore. Gjithashtu, lidhur me veprimet policore është informuar edhe prokurori i shtetit.

Artikuj të tjerë

Back to top button