Raportet në rastin e Arlindës: Gërvalla e Sveçla vendosin të dalin nesër në konferencë

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se nesër në mëngjes, ministrja e Drejtësisë Donika Gërvalla Schwarz dhe ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla do të mbajnë një konferencë të përbashkët lidhur me rastin e Arlinda Zekajt. 

Konferenca është planifikuar të fillojë në ora 9:00, transmeton TandemPress.

ZKM njoftoi se ka pranuar raportet e dy ministrive, ku tha se do të shqyrtohen në detaje. 

“Së bashku me ministrat përkatës do të bëhet shqyrtimi dhe analizimi i tyre në detaje, për historinë dhe rrjedhën e rastit, për secilin lëshim e trajtim të papërgjegjshëm, për neglizhencë e mosreagim, si dhe gjithçka që lidhet me procedurën dhe përgjegjësinë institucionale.

Artikuj të tjerë

Back to top button