Protestuesit nën zë: Shkarkim, ndjekje penale dhe burgosje

Protestuesit janë duke qëndruar përpara objektit të Qeverisë së Kosovës, ku po kërkojnë drejtësi dhe llogari për rastin e Arlinda Zekajt. 

Njëra prej tyre, e cila është edhe organizatore, Anita Nika, i përmendi saktësisht kërkesat e tyre.

“Kërkojmë shkarkimin, ndjekje penale dhe burgosjen e Kryeprokurores së rastit Lumturie Vuqetaj. 

Kërkojmë shkarkimin, ndjekjen penale dhe burgosjen e prokurores së rastit Suada Rama Hamza. 

Kërkojmë shkarkimin, ndjekjen penale dhe burgosjen të kryetarit të Gjykatësës Shemsedin Haxhiaj. 

Kërkojmë shkarkimin, ndjekjen penale dhe burgosjen e gjykatësit Migjen Kastratit. 

Kërkojmë shkarkimin, ndjekjen penale dhe burgosjen, të u.d drejtoreshës së GJKS Shpresa Lukaj. 

Kërkojmë dorëheqjen e Kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxherit. 

Kërkojmë shkarkimin, ndjekjen penale dhe burgosjen e gjykatësit, e policit të lodhur, Farukut. 

Kërkojmë dorëheqjen e ministres së drejtësisë Donika Gërvalla. 

Kërkojmë dorëheqjen e ministrit të punëve të brendshme Xhelal Sveçlës. 

Kërkesat tona të qarta, s’duam suspendime, duam shkarkime, burgosje e ndjekje penale” – tha Nika.

Artikuj të tjerë

Back to top button