Ministrja e Drejtësisë Donika Gërvalla dhe Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla kanë dalë në konferencë për media lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.
Gërvalla bëri të ditur se raportoi ka zbuluar se është refuzuar të hapej rast nga Prokruroia për kanosjen e Albert Sylajt, i cili e vrau Arlindën.
“Prokuroria ishte e njoftuar për dhunën dhe kërcënimet e Arlinda Zekajt. Për zhvillimet e rastit ishin të njoftuar vazhdimisht prokurorët. Më 23 tetor, dy ditë para vrasjes, edhe kryeprokurorja ishte e njoftuar me shkrim. Sipas dokumentacionit, prokurorja përgjegjëse kishte refuzuar të hapte rast për kanosje.” – tha Gërvalla.



