Vjedhje e rëndë në Gjakovë në një depo të armëve persona të panjohur morën 100 armë

Një vjedhje e rëndë është raportuar në rrugën “Fehmi Agani” në Gjakovë, ku persona të panjohur dyshohet se kanë vjedhur mbi 100 armë zjarri nga një depo e armëve.

Rastin në Polici e kanë raportuar dy burra dje pasdite.

Në rrugën Fehmi Agani në Gjakovë dje rreth orës 18:10 dy meshkuj ankuesit kosovarë, kanë raportuar se nga depoja e armëve, persona të panjohur kanë vjedhur mbi 100 armë zjarri.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”.

Policia, që e cilësoi rastin si “vjedhje e rëndë”, ndërkaq hetimet lidhur me rastin do të vazhdojnë.

Artikuj të tjerë

Back to top button