Komisioni Hetimor për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt do të mbajë nesër mbledhjen e parë në Kuvendin e Kosovës

Nënkryetarja e Kuvendit, Emilia Rexhepi, e cila është pjesë e këtij komisioni, ka bërë të ditur se do të shqyrtohen të gjitha rrethanat që i paraprinë vrasjes, me fokus të veçantë në veprimet e institucioneve dhe mënyrën se si është trajtuar rasti.

Do të japim maksimumin tonë që të shohim se si po shkon hetimi lidhur me rastin e Arlindës dhe të kuptojmë nëse institucionet, ndoshta diku, janë bllokuar në këtë proces”, është shprehur Rexhepi.

Komisioni, i kryesuar nga Burim Ramadani dhe i përbërë nga përfaqësues të të gjitha partive politike, pritet të nisë nesër punën për zbardhjen e përgjegjësisë institucionale në rastin e Arlinda Zekajt

“Do të duhet të konfirmojmë të gjitha rrethanat që i kanë paraprirë vrasjes së Arlindës. Numri i vrasjeve të grave tona është shumë i madh dhe kjo tregon se ne, si shoqëri në tërësi, kemi probleme me të cilat duhet të përballemi”, ka deklaruar Rexhepi.

Ajo ka theksuar se komisioni do të përpiqet të kuptojë nëse ka pasur pengesa apo dështime institucionale gjatë trajtimit të rastit.

Artikuj të tjerë

Back to top button