Ngjarje e rëndë në këndin e lojërave në Prishtina Mall një burrë godet një fëmijë 7-vjeçar, rasti u zbulua pas kontrollit të kamerave të sigurisë

Një incident ka ndodhur në këndin e lojërave në qendrën tregtare “Prishtina Mall”, ku një person dyshohet se ka sulmuar fizikisht një fëmijë 7-vjeçar.Ngjarja ka ndodhur në prani të fëmijëve të tjerë, ndërsa pamjet e kamerave të sigurisë, të kontrolluara më pas nga menaxheri i këndit të lojërave, kanë ndihmuar në zbardhjen e rrethanave të rastit.

I dyshuari është K.F 35 vjeçar, i cili dyshohet se e ka sulmuar fëmijën me duar dhe këmbë, pas një përleshjeje të çastit mes disa fëmijëve që po luanin. Ngjarja ka ndodhur më 1 nëntor, rreth orës 20::00 në këndin e lojërave brenda qendrës tregtare.

Dyshohet se disa fëmijë ishin përfshirë në një përleshke gjatë lojës, kur një person i rritur, që ndodhej pranë tyre, kishte vrapuar drejt njërit prej fëmijëve.

Nga pamjet e kamerave të sigurisë, sipas denoncimit, dyshohet se burri e sulmoi fizikisht 7-vjeçarin, duke e goditur me duar dhe këmbë edhe pasi fëmija kishte përfunduar në dysheme.

Pas incidentit, personi i dyshuar ishte larguar nga vendi ngjarjes.Ngjarja u zbulua nga menaxheri pasi i kishte kontrolluar kamerat dhe kishte njoftuar policinë pas marrjes së provave.


Raszi u zbulza me 2 nëntor, kur menaxheri i këndit të lojërave, G.L. 31 vjeçar , ka njoftuar Policinë për incidentin, pasi kishte shqyrtuar pamjet e kamerave të sigurisë.Hetuesit kanë nisur mbledhjen e informatave dhe identifikimin e personave të përfshirë, ndërkaq konfirmohet se i dyshuari është arrestuar nga policia ku më pas është arrestuar dhe është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim.

Artikuj të tjerë

Back to top button