Babai i Diana Kastratit: Edhe ne kërkuam ndihmë për Dianën tonë 6 muaj, por zërat tanë hasën në vesh të shurdhër

Gëzim Kastrati, babai i Diana Kastratit, thotë se familja kishte kërkuar ndihmë nga institucionet për gjashtë muaj, por kërkesat e tyre nuk ishin marrë parasysh.

Ai vlerëson se tragjedia mund të ishte parandaluar nëse institucionet do të kishin reaguar ndaj kërkesave të vajzës së tij.

“Neve kemi shumë fakte dhe argumente ku kanë dështuar institucionet se po mos të kishin dështuar institucionet në realizimin dhe përmbushjen dhe dëgjimin e të ndjerës vajzës sime, Diana Kastratit, këto nuk do të ndodhnin.”, theksoi ai në një intervistë.

“Përkundër gjashtë muajve që jemi marrë me këtë rast nëpër institucione lokale, qendrore dhe të tjera, por kërkesat tona kanë hasur në vesh të shurdhër. Andaj, sot edhe pas 15 viteve shpresojmë se do të merret një vendim i drejtë, dhe në pamorin e atyre që çdo ditë, për fat të keq, po kemi këso raste të dhunës në familje, e që po e pësojnë edhe me fatalitet”, deklaroi ai.

Kastrati tregon se Diana kishte kërkuar ndihmë dhe kishte vendosur të largohej nga martesa, pasi nuk e shihte më të mundur vazhdimin e jetës në atë marrëdhënie.

“Neve kemi komunikuar shumë herë me të dhe na ka treguar se më nuk është në gjendje ta vazhdojë më jetën aty, ku ka qenë dhe e ka marrë një vendim të cilin që deshtëm ne apo s’deshtëm neve e kemi përkrahur. Prandaj ju ka drejtuar institucioneve, organeve, pushtetit lokal, gjyqësorit, policisë, gjithashtu edhe në anën patriarkale kemi zhvilluar biseda, por asgjë. Prandaj epilogu i saj ka qenë ky që ka ndodhur”, theksoi Kastrati.

Artikuj të tjerë

Back to top button