
I akuzuari për krime lufte kundër popullatës civile gjatë vitit 1999 në Kosovë, Ramadan Morina, është sjellë sot para Gjykatës Themelore në Prishtinë, ku pritet të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj tij
Sipas aktakuzës, Morina dyshohet se më 31 mars 1999, në fshatin Burim të Malishevës, në bashkëkryerje me pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe, mori pjesë në vrasjen e 34 civilëve shqiptarë.
Ai akuzohet gjithashtu për dëbimin e popullatës civile, shkatërrimin e pronës dhe plaçkitjen e pasurisë së rreth 1.000 qytetarëve shqiptarë.
(Përgjegjësia penale e të akuzuarit do të përcaktohet nga vendimi i gjykatës).



